Please enter at least 3 characters.

Anulohet vizita e Berishës në Mal të Zi

2016/01/f.1213095251566_m.jpg

Një dobësi fizike për shkak të një viroze për të cilën po mjekohej ditët e fundit, e ka detyruar mbrëmë kryeministrin Sali Berisha që të ndërpresë festën e përvjetorit të 21-të të krijimit të Partisë Demokratike, ndërsa nuk ka mundur të përfundojë as fjalimin e tij.

Mësohet se mjekët konstatuan se “kryeministri kaloi një gjendje lipotimie (debulese), e lidhur me një virozë për të cilën është mjekuar gjatë ditëve të fundit. Konsulta mjekësore tregoi parametra normale dhe gjendje të stabilizuar”.

Ndërkaq, mësohet se kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në apartamentin e tij.

Megjithatë në një prononcim për të përditshmen “Gazeta Shqiptare” zyra e shtypit pranë kryeministrit bëri se Berisha e ka anuluar vizitën zyrtare të planifikuar për ditën e martë në Malin e Zi. /Telegrafi/