Please enter at least 3 characters.

Anulohen performancat live në "Prite n'shesh"

2020/08/komuna-e-prishtines-1000x500-1-852x460-1-730x440-1.jpg

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet në “Prite n’shesh”.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron, anulohen performancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Sipas komunikatës nga komuna e Prishtinës aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.

“Apelojmë qytetarët të respektojnë vendimin e Ministrisë, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat” thuhet në komunikatë./Telegrafi/.