Please enter at least 3 characters.

ANMIKU

2018/02/Charles-Baudelaire.jpg

Poezi nga: Charles BaudelairePërktheu: Primo Shllaku

Stuhi e terratisun qe rinia ime,
tek-tuk përshkue prej diejsh të ndritshëm
Shiu e shtrëngata ma rroposën kopshtin,
sa pak kanë mbetë fruta kuqloshe.

E qe se mbrrita n'vjeshtën e ideve.
Lopatë e rrashqel duhen përdorë
përsëri me shtrue dheun e zgavërruem,
ku rrebeshi hapi bira të mëdha si vorre.

E kush e din n'se lulet e reja q'andrroj
do t'gjejnë n'këtë dhé t'shpërlamë si zall
shujtën mistike që ish kërthndezja e tyne.

- O dhimje, o dhimbje, koha përpin jetën
e Anmiku i mshefët që zemrën na e bren,
me gjakun që humbim, rritet e forcohet.