Please enter at least 3 characters.

Ankohet Peja, kërkon drejtësi

2016/01/ankohet-peja-k-euml-rkon-drejt-euml-si_hd.jpg

“Verdhezinjtë” e kanë shfrytëzuar të drejtën dhe kanë paraqitur ankesë sipas afatit ligjor, në adresë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), lidhur me vendimin e Komisionit Disiplinor, të marrë më 21 maj, shkruan Zëri.

Ankesën e klubit pejan do ta shqyrtojë Komisioni i Arbitrazhit pranë FBK-së, i cili do ta marrë vendimin përfundimtar. Pejanët i kanë falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë klub dhe për interesimin e shfaqur ditëve të fundit.

Peja nuk u paraqit fare në parket në pjesën e dytë të ndeshjes së tretë të “Play-Offit” ndaj Sigal Prishtinës dhe kjo i kushtoi shtrenjtë, me humbje të titullit dhe largim nga Superliga. /Telegrafi/