Aniston: Pesha është vendimtare për karrierën time
05/03/2009
Ish-aktorja e serialit “Friends”, thotë se ajo pëlqen ushqimin, por duhet të ketë kujdes çfarë han me qëllim që ta ruajë figurën e saj.
Dhe aktorja thotë se nëse ajo e lejon veten e saj të shtojë ca në peshë, ajo vështirë se do të gjente punë.
“Jam realiste. E di se nëse ha hamburgerë dhe çipsa, nuk do të fitoja ato pjesë të cilat i fitoj zakonisht. Kjo mund të jetë ok një ditë, por tash jo”, ka thënë Aniston për magazinën Elle.


