Please enter at least 3 characters.

Anglia vazhdon rekordin, gjashtë gola San Marinos (Video)

2016/01/anglia-vazhdon-rekordin-gjasht-euml-gola-san-marinos-video_2_hd.jpg

Wayne Rooney e nisi serinë e golave nga penaltia (13’), ndërsa Cristian Brolli shënoi autogol (30’) për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë (46’), realizoi Ross Barkley, për të vazhduar Theo Walcott me golin e katërt të mysafirëve (68’).

Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Harry Kane (77’), derisa menjëherë pas, Walcott shënoi golin e dytë personal (78’).

Kjo është fitorja e shtatë e Anglisë, pas po aq ndeshjesh dhe kryeson në Grupin E me rekord prej 21 pikësh dhe tashmë ka siguruar pjesëmarrjen e vet në Francë.

Kjo është kombëtarja e parë që ka siguruar kualifikimin në Kampionati e ardhshëm Evropian.

Ndërkaq, në Grupin G, Suedia ka pësuar humbje prej 1-0 si mysafir i Rusisë dhe këto dy përfaqësuese do të luftojnë për një vend në Euro 2016’. /Telegrafi/