Anglia shkatërron Lituaninë (Video)
Se vendasit ishin superior ndaj mysafirëve treguan edhe rastet qysh në minutat e para të ndeshjes, transmeton Telegrafi.
Wayne Rooney në minutën e tretë kishte rastin ideal për shënim, kur nga afërsia goditi shtyllën vertikale të mysafirëve.
Por, vetëm katër minuta më vonë sulmuesi i Manchester United realizoi gol me kokë, pas devijimit të topit nga portieri i Lituanisë.
Duket se Rooney ishte i disponuar për ndeshje, pasi në minutën e 19-të të takimit sërish qëlloi shtyllën horizontale, kur goditi topin me kokë pas një harkimi të saktë të Danny Welbeck.
Kur pritej përfundimi i pjesës së parë, Anglia krijoi epërsi prej dy golave në saje të shënimit të sulmuesit të Arsenalit, Danny Welbeck.
Edhe në pjesën e dytë Albinoët vazhduan me paraqitje fantastike dhe kjo u shpërblye edhe me dy gola. Ishte Raheem Sterling, ai i cili ngriti epërsinë e Anglisë në tre gola në minutën e 58-të takimit.
Harry Kane në debutimin e tij për kombëtaren angleze realizoi golin e katërt dhe të fundit në ndeshje në minutën e 73-të takimit.
Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e parë të grupit me pikë të plota, përkatësisht 15 sosh nga pesë ndeshje, ndërsa Lituania mbetet në pozitën e katërt me gjashtë pikë të tubuara. /Telegrafi/


