Anglia barazon rezultatin ndaj Sllovakisë me golin e Dierit (Video)
04/09/2017
Kombëtarja e Anglisë ka gjetur golin e barazimit në ndeshje ndaj Sllovakisë e vlefshme për kualifikimet e botërorit Rusia 2018.
Pas epërsisë 1-0 të Sllovakisë në minutën e tretë, Anglia ka gjetur golin e barazimit ka fundi i pjesës së parë.
Është mesfushori Eric Dier, i cili ka shënuar për barazimin 1-1.
Goli i Dier erdhi në minutën e 37 pas asistimit të Marcus Rashford. /Telegrafi/


