Please enter at least 3 characters.

Angellov uron Mickoskin: OBRM-PDUKM përfundimisht do të fillojë rrugë të re

2016/01/angellov-paraburgim-urgjent-p-euml-r-gruevskin_hd.jpg

Stojançe Angellov në rrjetin social në Facebook, ka uruar Hristijan Mickoskin për pozitën e tij të re si kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Angellov shkruan se nga ajo që opinioni e njeh Mickoskin, ka shpresa se OBRM-PDUKM përfundimisht do të fillojë rrugë të re moderne, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Nga ajo që opinioni mund të di për dimensionin e tij njerëzor, jetën e tij private dhe familjare, veçanërisht për cilësinë e tij profesionale dhe karrierën, ka shpresa se OBRM-PDUKM përfundimisht do të fillojë rrugë të re, rrugë të qetësimit të popullit maqedonas dhe qetësimit të gjithë qytetarëve", shkruan mes tjerash Angellov.

Përndryshe, Mickoski në krye të OBRM-PDUKM-së erdhi në vend të Nikolla Gruevskit./Telegrafi/