Please enter at least 3 characters.

Angelina Jolie dhe kasti i filmit "The Eternals" evakuohen pasi një bombë gjendet në sheshxhirim

2019/11/ang-e1573147401472.jpg
235:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - SEPTEMBER 30: Angelina Jolie arrives at the premiere of Disney's "Maleficent: Mistress Of Evil" at the El Capitan Theatre on September 30, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Angelina Jolie dhe Richard Madden ishin ndër anëtarët e kastit të evakuuar nga grupi i filmit "The Eternals", pasi në sheshxhirim u gjet një bombë, thuhet sipas raportimeve.

Kasti dhe ekuipazhi i filmit u morën për siguri në Fuerteventura, Ishujt Kanarie, pasi u gjet pajisja e pashpërthyer dhe ekspertët e asgjësimit të bombave u thirrën në vendngjarje, shkruan The Independet.

Një burim nga stafi i tha The Sun: "Ishte tmerruese - bomba mund të kishte qenë atje për dekada e paprekur, por kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të shpërthente".

Ende nuk dihet se ku e kishte origjinën bomba apo si arriti në Fuerteventura.

Megjithatë ishulli ishte përdorur më parë si një bazë ushtarake gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Filmi i ardhshëm, i cili në kastin e tij ka gjithashtu yllin e famshëm Kit Harington, përqendrohet rreth një race të qenieve të pavdekshme që jetuan në tokë dhe formësuan historinë dhe civilizimet e saj.

"The Eternals" do të dalë në kinema në Mbretërinë e Bashkuar, në 6 nëntor 2020. /Telegrafi/