Please enter at least 3 characters.

Ancelotti: Kurrë nuk do të jem trajner i Barcës ose Interit

2018/06/GettyImages-949077608.jpg
224:"GENEVA, SWITZERLAND - APRIL 20: Head Coach Carlo Ancelotti looks on during the Press Conference of Match for Solidarity on April 20, 2018 at Grand Hotel Kempinski in Geneva, Switzerland. (Photo by Robert Hradil/Getty Images)
12:"Getty Images

Carlo Ancelotti ka zbuluar se një ditë do ta stërvit kombëtaren italiane, por dy klube evropiane.

Trajnerit iu ofrua roli i kryetrajnerit të Italisë pasi Azzurrët nuk arritën të kualifikohen në Kupën e Botës, por 58-vjeçari refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e Napolit.

"Unë kurrë nuk kam drejtuar një ekip kombëtar dhe herët a vonë do të doja. Kohët e fundit unë u kontaktova nga Italia, por preferova të zgjedh një klub sepse ende dua të stërvit çdo ditë”.

"Unë e kam stërvitur Real Madridin në karrierën time, kështu që do të refuzoja të punoja për Barcelonën”.

"E njëjta gjë vlen edhe për Interin: Unë kurrë nuk do t'i stërvit ata për shkak të së kaluarës sime me Milanin", tha italiani për mediat meksikane.

Këtë të fundit nuk e ka përjashtuar ta drejtoj një ditë kur përfundimisht do të vendos të drejtoj kombëtaret.

Theksojmë se Ancelotti është një ndër trajnerët mv të suksesshëm në botë duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm të botës për klubet. /Telegrafi/