Please enter at least 3 characters.

Ancelotti: Bayernit nuk i pëlqenin metodat e mia

2017/12/CarloAncelotti-fk-e1512379587440.jpg
270:"SINGAPORE - JULY 27: FC Bayern Munich team manager Carlo Ancelotti walks during the International Champions Cup match between FC Bayern Munich and FC Internazionale at National Stadium on July 27, 2017 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)
20:"Thananuwat Srirasant

Carlo Ancelotti e ka treguar arsyen pse Bayern Munichu e shkarkoi nga posti i trajnerit, ndërkohë që i ka dhënë disa këshilla trajnerit të ri të Milanit, Gennaro Gattuso.

Strategu italian ishte shkarkuar përkundër se e fitoi titullin e Bundesligas në sezonin e kaluar, ndërsa ka pasur thashetheme të ndryshme rreth arsyes së largimit të tij.

"Shumëçka është thënë nga lojtarët, presidenti i Bayernit, media. Nuk dua ta rikujtoj atë që ka ndodhur".

(Foto: Getty Images)

"Ishte një mosmarrëveshje rreth metodologjisë së punës. E kam ndërtuar metodën time të punës për shumë vite dhe nuk do ta ndërroj".

"Lojtarët zhvillojnë 60 ndeshje në vit dhe metoda ime është e bazuar në cilësi dhe jo në sasi.

"Në vend se të qëndroj në fushë për një orë e gjysmë duke bërë vrapime të ngadalshme, preferoj të qëndroj aty për një orë dhe të përqendrohem në vrapime të shpejta, duke punuar me top dhe duke i përsëritur situatat e ndeshjes", ka deklaruar Ancelotti për La Domenica Sportiva.

(Foto: Getty Images)

Ish-trajneri i Milanit është pyetur nëse ka ndonjë këshillë për trajnerin aktual të Rossonerëve, ish-lojtarin e tij, Gennaro Gattuso.

"Do t'i them Gattusos se është më mirë të dështosh duke i shfrytëzuar idetë tua, sesa të mbytesh me idetë e të tjerëve", ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/