Please enter at least 3 characters.

Amy Winehouse e Michael Jackson më të shëmtuarit

2016/01/f.0817123254705_m.jpg

Vendin e saj në listën më të re të yjeve më të shëmtuara në botë sërish e ka gjetur këngëtarja kontroverse Amy Winehouse. Për këtë vend të padëshiruar ajo mund t’i falënderohet sjelljes së saj të shthurur. Varësitë e shumta kanë lënë vragë të shumta në dukjen e saj fizike, prandaj Amy duket bukur e sëmurë dhe dukshëm më e moshuar sesa që në të vërtetë është.

Derisa Michael Jackson, tani mbreti i ndjerë i muzikës pop, në listë është gjetur për shkak të operacioneve të tij të shumta plastike. Edhe pse ka qenë i bukur si i ri, me kohë ai kishte arritur të shëmtojë veten me operacione të shumta për të cilat nuk ka pasur nevojë dhe të cilat e kishin kthyer në një lloj kukulle plastike.