Please enter at least 3 characters.

Amy hospitalizohet në St Lucia

2016/01/f.0502135441152_m.jpg

Këngëtares së hitit “Rehab” i ka rënë të fikët në hotelin ku po qëndron dhe pastaj e ka kaluar natën në spital.

Burime të afërta me 25-vjeçaren i kanë thënë tabloidit britanik “Daily Mirror” se Amy po vuante nga dehidrimi (humbja e lëngjeve trupore).

Gjatë qëndrimit në ishujt Karaibe, Amy ka kaluar çaste shumë të mira, ajo madje ka arritur të incizojë edhe këngë të reja. Javën e ardhshme pritet që ajo të performojë në festivalin e xhazit në St Lucia.