Please enter at least 3 characters.

Ambasadori britanik uron Fitër Bajramin

2018/06/Ruairi-O’Connell-e1496815751596-780x439.jpg

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O`Connell u ka uruar Fitër Bajramin të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe në të gjithë botën.

Ai ka përcjellë urime të përzemërta për shënimin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Besimtarëve myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën, ju përcjell urimet e mia të përzemërta për shënimin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit. Urime festa e Fitër Bajramit!”, ka shkruar O`Connell në llogarinë e tij në Facebook.