Please enter at least 3 characters.

Allegri: Nuk lejohen gabimet si ndaj Genoas, duhet të shënojmë në rastet që i kemi

2018/08/MassimilianoAllegriJuve-1-e1535228306804.jpg
129:"during the serie A match between Chievo Verona and Juventus at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on August 18, 2018 in Verona, Italy.
13:"Marco Luzzani

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegrit, ka folur para ndeshjes me Empolin.

Ai ka kërkuar që të harrohet ndeshja ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve dhe të mos përsëriten gabimet si në ndeshjen me Genoan.

“Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të tjera si me Genoan”.

“Arrijmë të krijojmë shumë raste, por duhet të shënojmë më shumë gola e të përmirësohemi në pasimin e fundit”.

Massimiliano Allegri (Getty Images)

“Nesër Ronaldo do të luajë, po ashtu dhe Szczesny, ndërkohë nuk jam ende i sigurt për Chiellinin”.

“Në Ligën e Kampionëve ka goxha tension dhe nuk lejohen shumë gabime. Jam i lumtur me fitoren e skuadrës, por mos më krahasoni me trajnerët e tjerë”.

“Për shembull, Guardiola dhe Ancelotti kanë fituar shumë në Ligën e Kampionëve, ndërkohë unë kam humbur dy finale. Gjithsesi, shpresoj që ky të jetë viti i duhur”.

Allegri (Foto: Getty Images)

“Zonja e Vjetër”, ka një avantazh prej katër pikësh me Napolin e vendit të dytë, që këtë fundjavë do të ketë një përballje të vështirë në shtëpi kundër Romës. /Telegrafi/