Please enter at least 3 characters.

Allegri: Nëse nuk më shkarkojnë, do të qëndroj te Juve

2018/05/Massimiliano-Allegri-1-e1526295561255.jpg
215:"ROME, ITALY - MAY 13: Juventus head coach Massimiliano Allegri gestures during the Serie A match between AS Roma and Juventus at Stadio Olimpico on May 13, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Massimiliano Allegri i ka shuar zërat për të drejtuar Chelsean dhe Arsenalin.

Tekniku italian ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi dhe se do vazhdonte me shumë dëshirë.

"Nëse nuk më shkarkojnë, atëherë mendoj se do të qëndroj te Juventusi edhe në sezonin e ardhshëm".

https://twitter.com/OfficialAllegri/status/995787891757469703

"Nuk është çështje vendimi për të ardhmen, por është se çfarë do të jetë e ardhmja e Juves, pasi posa të përfundosh festimin duhet të ulesh në tavolinë me duar të pastra".

"Kur do të fillojë sezoni i ri, të gjithë fillojmë nga zero pikë dhe duhet të vazhdojmë të tregojmë se jemi konkurrues", ka thënë Allegri.

Zonja e Vjetër e siguroi titullin pas barazimit pa gola ndaj Romës.

Ndeshja e fundit sezonale e Juves është kundër Hellas Veronës. /Telegrafi/