Please enter at least 3 characters.

‘All Star Game’ i jep lamtumirën legjendës Kobe Bryant (Foto/Video)

Kësisoj ndeshja e ‘All Star Game’, ishte e fundit për Bryantin i cili ishte njeriu kryesor i ndeshjes e cila u zhvilluar në orët e para të ditës së hënë me kohën lokale.

Bryant ishte basketbollisti më i votuar për ‘All Star Game’, dhe kësisoj ai është duartrokitur shumë nga publiku, basketbollistët tjerë dhe zyrtarë të lartë të ligës, transmeton Telegrafi.

Në ndeshjen e fundit në karrierën e tij në ‘All Star Game’, Bryant arriti të shënoi 10 pikë, bëri shtatë asistime dhe kontribuoi me gjashtë kërcime.

Në këtë takim Kobe Bryant mori edhe një çmim nga organizatorët për kontributin e dhënë gjatë karrierës së tij në NBA.

Bryant mori pjesë për herë të 18 në ‘All Star Game’, ndërsa në fund ylli i ri i NBA, Stephane Curry kërkoi një autograf në fanellë nga legjenda amerikane. /Telegrafi/

kobe2