Please enter at least 3 characters.

Ali Ahmeti mirëpret mandatimin e Zoran Zaevit për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë (Foto)

2017/02/Zaev-Ahmeti-1.jpg

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI, Ali Ahmeti, në faqen e tij zyrtare në Facebook ka përshëndetur mandatimin e Zoran Zaevit nga kryetari Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

''Mirëpres dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën. Siç edhe thash qysh në fillim, ne do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe kthim mbrapa nuk ka.

Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marredhënie të mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik'', thotë mes tjerash Ali Ahmeti./Telegrafi/