Alex Sandro pranë kalimit te PSG
216:"NAPLES, ITALY - MARCH 03: Alex Sandro of Juventus in action during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus at Stadio San Paolo on March 3, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
Alex Sandro (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
09/04/2019
Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Alex Sandro, është pranë kalimit te Paris Saint-Germainit, bën të ditur AS.
Sipas gazetës spanjolle, dy klubet tashmë i kanë nisur bisedimet për transferimin e futbollistit brazilian në kryeqytetin francez.
28-vjeçari pritet t'i kushtojë kampionit të Ligue 1 rreth 50 milionë euro në rast se arrihet marrëveshja për blerjen e tij.
Në rast të largimit të Sandros, atëherë Juventusi duhet të gjejë një zëvendësim.
Futbollisti i Real Madridit, Marcelo, është emri që ndodhet në listën e dëshirave të Zonjës së Vjetër për të luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes. /Telegrafi/


