Please enter at least 3 characters.

Albumi eksperimental i Alicia Keys

2016/01/f.0202103910432_m.jpg

Këngëtarja e hitit “Empire State of Mind” ka thënë se ajo ka dashur që albumi i ri i saj të ketë një zë shumë më ‘kreativ’.

“Është një incizim më ndryshe për mua. Mendoj se gjithmonë kam qenë një lloj personi që ka dashur të provojë gjëra të reja në aspektin kreativ. Dua të bëj diçka të re. Kurrë nuk dua të ndjehem se jam brenda një kutie, në asnjë aspekt”.

“Andaj kjo është edhe arsyeja se pse e kam quajtur albumin ‘The Element of Freedom’. Mendova se kjo del nga çdo këngë e albumit”, ka thënë 28-vjeçarja./Telegrafi/