Please enter at least 3 characters.

Albulena Haxhiu tregon ku e fshehu gazin lotsjellës

Në një bisedë për “Interaktiv” të KTV-së, Haxhiu ka treguar edhe vendin ku e ka pasur bombolën e gazit.

“Gazin lotsjellës e kisha në brez. Kam dalë nga salla e Kuvendit për të shkuar në zyrën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për t’u pajisur me gaz lotsjellës”, ka thënë Haxhiu, raporton Koha.net.

Ajo ka thënë se atë ditë është furnizuar me gaz lotsjellës nga zyra e GP të VV-së, por nuk ka konfirmuar nëse vazhdimisht i mbajnë bombolat aty duke thënë se “e kemi treguar se cili është mesazhi i veprimeve që po i bëjmë”.

Haxhiu më tej ka thënë se deri në momentin e arritjes në QKUK, e ka pasur me vete bombolën e gazit lotsjellës, ndërsa ka theksuar se Policia e Kosovës ka pasur sjellje të keqe ndaj saj gajtë qëndrimit në QKUK.