Please enter at least 3 characters.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani - një lidhje e fshehtë dashurie

2016/01/f.0309172405304_m.jpg

Së paku kështu pohon tabloidi “Bluetooth”, që burimet i ka nga fjalët që kanë kohë që qarkullojnë në ambientet e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.

E tërë historia e dashurisë, sipas këtij tabloidi, ka filluar kur Miriami kishte mbërritur në Shqipëri për të interpretuar në një mjuzikël - ndërsa, thuhet se ka marrë sërish hov falë zhvillimeve të reja që kanë ndodhur mes tyre.

Sipas “spiunëve” të këtij tabloidi, në verë Miriami kishte vizituar Shqipërinë, duke qëndruar larg vëmendjes së mediave dhe bashkë me Albanin i kishte kaluar pushimet në zonën e Dhërmiut dhe fshatrave turistikë përreth. Cani ka qëndruar vetëm pak ditë e po ashtu në konspiracion është rikthyer në Gjermani, thonë këto burime.

Sidoqoftë, as Albani as Cani deri më tash nuk e kanë pohuar lidhjen e tyre. Përderisa Albani thotë se Canin e ka një mike të mirë dhe kolege - pak a shumë e njëjtë ka qenë edhe përgjigjja e Miriamit.

Muajt e fundit më shumë se kurrë Alban Skënderaj ka marrë avionin dhe ka fluturuar drejt koleges së tij bukuroshe. Prej tij justifikimet kanë qenë vetëm vizita pune, me synim integrimin e tij në tregun muzikor evropian. E në fakt në këtë pike ai nuk ka gënjyer, pasi vërtet po bën disa hapa për të hyrë në tregun botëror. E gjitha kjo falë mbështetjes së mikeshës së tij.

Kështu Miriami ka ndihmuar Albanin për ta lidhur me agjencinë me të cilën ajo bashkëpunon prej vitesh, qysh kur ishte me grupin “Preluders” dhe tashmë Skënderaj ka në dorë një kontratë pune dyvjeçare me ta.

Gjithashtu Miriam Cani ka realizuar edhe një projekt të përbashkët me Albanin. Pikërisht një këngë e cila do të dalë shumë shpejt në treg. Kënga do të jetë anglisht, ndërsa refreni shqip. Ndërkohë që solo ata janë të dy duke incizuar nga një album për tregun evropian në gjuhën anglez.

Gjithë këto në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veç vërtetojnë atë që njerëzit thonë nën zë. Siç duket shkëndija e dashurisë që lindi mes tyre kohë më parë tashmë ka marrë plotësisht jetë. /bloutooth/telegrafi/