Please enter at least 3 characters.

Alban Meha: Në Turqi si në Kosovë

2016/01/alban-meha-n-euml-turqi-si-n-euml-kosov-euml_hd.jpg

 Madje, aq shumë është duke i pëlqyer Turqia, sa që po i duket se gjendet në Kosovë.

Në një intervistë për Gazetën Tribuna, futbollisti nga Prekazi, ka folur për ditët e para te Konyaspor.
“Po kaloj tepër mirë dhe jam shumë i kënaqur në skuadrën e re, Konyaspor. Kushtet këtu jam shumë të mira. Më kanë pritur shumë mirë në ekipi kur kam ardhur. Këtu e kanë kulturën si te ne shqiptarët dhe kjo më pëlqen shumë. Këtu po ndjehem si me qenë në Kosovë”, deklaroi 29 vjeçari.

Ai është shprehur se krejt çka dëshiro është të mos ketë lëndime.

Synimet e Alban Mehës me Konyasporin, janë së paku një vend në Ligën e Evropës, por ai është shprehur optimist se me ekipin që kanë, mund të arrijnë edhe më shumë.

“Kam qenë i lënduar dhe në disa ndeshje nuk kam mundur ta ndihmojë Kombëtaren. Por unë jam i gatshëm në çdo moment të jap kontributin tim për Shqipërinë. Jam në formë shumë të mirë dhe pres të kem ftesë për ndeshjet e radhës”, deklaroi Alban Meha.

Do ta bëjmë ëndrrën realitet

Shqipëria do ta bëjë realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve dhe do të kualifikohet për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë në vitin 2016. Kështu është shprehur mesfushori i Kombëtares shqiptare.

Ai ka theksuar se 3 pikët kundër Serbisë i kanë dhënë zemër Kombëtares.

“Nga Shqipëria mund të prisni shumë. Me 3 pikët e fituara kundër Serbisë, shanset janë rritur shumë për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë. Jam i bindur se ëndrrën e të gjithë shqiptarëve do ta bëjmë realitet”, është shprehur futbollisti nga Prekazi.

Meha e ka cilësuar si të vështirë ndeshjen e radhës kundër Danimarkës, por nuk e ka mohuar dëshirën e madhe që të triumfojnë edhe në Oslo.

“Kundër Danimarkës do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Danimarka ka një ekip shumë të mirë, por besoj që ne jemi më të fortë dhe me përkrahjen e tifozëve Kuqezi që do të jenë pran nesh, besoj që mund të ai dalim edhe në Oslo”, u shpreh Meha.

Ai ka folur edhe për ndeshjen e kthimit kundër Serbisë.

“Kundër Serbisë në Shkodër, vetëm 3 pikë, as më pak e as më shumë”, theksoi Meha, i cili është shumë i bindur në triumfin e shqiptarëve kundër serbëve.

Shqipëria e pafat

Snajpersiti i gjuajtjeve të lira, që në këtë verë u transferua në skuadrën turke, Konyaspor, nënvizoi se Shqipëria nuk ka pasur fat gjatë hedhjes së shortit për kualifikueset për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

“Nuk kemi pasur fat në për kualifikimet për Kampionatin Botërorë që do të mbahet në Rusi në vitin 2018. Është grup shumë i fortë ku do të takohemi me Italinë dhe Spanjën, por ne do ta japim maksimumin dhe besoj në sukses. Do të japim 100 për qind nga vetja që të shkruajmë histori dhe të shkojmë në Rusi”, tha Meha.

Mesfushori i cili njihet për golat e bukur nga gjuajtjet e lira, u transferua në këtë afat kalimtarë nga skuadra gjermane, Paderborn në ekipin e njohur turk, Konyaspor.

Meha kaloi katër vite të mira në Paderborn duke realizuar 26 gola në 102 paraqitje sa kishte./Gazeta Tribuna/Telegrafi/