Please enter at least 3 characters.

Alaba: Ribery i rëndësishëm për Bayernin

2016/01/alaba-ribery-i-r-euml-nd-euml-sish-euml-m-p-euml-r-bayernin_hd.jpg

Ardhja e Douglas Costa nga Shakhtar Donetsk në fillim të kësaj vere ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e Ribery në klub, por Alaba thotë se francezi mbetet lojtar i rëndësishëm.

“Franck është një djalosh i cili është shumë i fortë mendërisht”, ka thënë Alaba për Bild, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk jam i shqetësuar shumë për të. Ai dëshiron ta bëjë rikthimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur dhe është duke punuar shumë për të arritur këtë”.

“Bayern ka ende nevojë për Riberyn. Franck mund të bëhet shumë i rëndësishme për ne, një herë më shumëse sa është”.

Alaba foli edhe për transferimin e tij të mundshëm të Real Madrid duke i hedhur poshtë këto fjalë. / Telegrafi/