Al Pacino si mbreti Lir
04/02/2009
Fituesi i Oskarit do ta luajë rolin kryesor në film, ndërkaq ky do të jetë roli i parë i këtij lloji, të cilin do ta luajë Al Pacino, pavarësisht faktit se gjatë karrierës së tij ka aktruar karaktere të njohura.
Producenti i filmit “King Lear”, Barry Navidi, ka deklaruar se është dashur të kalojnë vite për ta bindur yllin e filmit “Scarface” që ta pranojë këtë rol.
“Al Pacinos i është ofruar ky rol disa herë gjatë viteve, mirëpo ai nuk është ndier i gatshëm për ta luajtur atë. Ai është gatshëm tani”, ka thënë Navidi për “Variety”.


