Aktori Dylan Sprouse mbështeti gruan e tij në sfilatën e "Victoria's Secret" në një mënyrë të pazakontë dhe solli rekuizita në shfaqje
Aktori Dilyan Sprouse vendosi të mbështesë gruan e tij, modelen Barbara Palvin në sfilatën e Victoria's Secret në një mënyrë të pazakontë.
Ai u shfaq në tapetin e kuq me dy figura të prera të kafshëve të tyre shtëpiake, një bulldog francez dhe një mace gri. Kur gruaja e tij Barbara Palvin doli në skenë, ai u ngrit dhe thirri: "Të dua, dashuria ime". Barbara pastaj i bëri me dorë me një buzëqeshje.
Ajo kishte veshur një fustan elegant argjendi me një sërë krahësh engjëlli dhe kjo është paraqitja e saj e tretë radhazi në sfilatën e modës Victoria's Secret. Përveç Barbarës, në sfilatën e mbrëmshme u shfaqën edhe Irina Shayk, Bella Hadid, Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Carla Bruni dhe Tyra Banks.
Dylan dhe Barbara u martuan vitin e kaluar në Hungari pas gjashtë vitesh lidhje. Ata e zyrtarizuan fejesën e tyre në shtator 2022.
Dylan e filloi karrierën e tij televizive me vëllain e tij Cole kur ishin fëmijë. Ata u bënë të famshëm për rolet e tyre si djemtë e prapë Zack dhe Cody në serialin "The Suite Life of Zack&Cody", i cili u transmetua nga 2005 deri në 2008. /Telegrafi/


