Please enter at least 3 characters.

Aktori dhe vokalisti amerikan, Alan Merrill vdes nga coronavirusi

2020/03/GettyImages-980827314-e1585641058677.jpg
232:"NEW YORK, NY - JUNE 21: Alan Merrill, David Zucker and Aleks Veyg attend the A2IM 2018 Libera Awards at PlayStation Theater on June 21, 2018 in New York City. (Photo by Monica Schipper/Getty Images for The A2IM 2018 Libera Awards)
32:"Getty Images for The A2IM 2018 L

Alan Merrill, i njohur më shumë si tekstshkruesi i hit-projektit të Joan Jett “I Love Rock 'n' Roll”, ka vdekur më 29 mars në New York pas disa komplikimeve shëndetësore nga coronavirusi.

Ai ishte 69-vjeçar.

Vajza e tij, Laura Merrill, njoftimin e bëri përmes rrjeteve sociale duke thënë se ai vdiq të dielën në mëngjes.

Alan Merrill, David Zucker dhe Aleks Veyg (Foto: Monica Schipper/Getty Images for The A2IM 2018 Libera Awards)

“Më dhanë dy minuta për t’i dhënë lamtumirën. Ai dukej paqësor dhe ndërsa u largova kisha akoma një shpresë. Eca për në shtëpi dhe kisha shpresë ende në zemrën timë. Qyteti që e njihja ishte i zbrazët. Ndjeva se isha i vetmi person këtu dhe mbase në shumë mënyra isha. Deri në kohën kur u futa në dyert e banesës sime, mora lajmet se ai kishtë ndërruar jetë”, ka shkruar Laura.

"Kohët e fundit ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Unë isha në një shfaqje të tij rreth dy javë më parë", ka thënë Merril.

Alan Merrill, David Zucker and Aleks Veyg (Foto: Monica Schipper/Getty Images for The A2IM 2018 Libera Awards)

Jett shënoi një hit të madh me "I Love Rock and Roll" në 1982.

Alan lindi në New York dhe u rrit në Zvicër, Los Angeles dhe Japoni përpara fillimit të karrierës së tij muzikore. /Telegrafi/