Please enter at least 3 characters.

Aktivitete të shumta në boks

2016/01/f.0229143258749_210.jpg

Ky aktivitet zhvillohet të shtunën e kësaj jave në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë me fillim prej orës 12:00. Pjesëmarrës të turneut do të jenë të gjitha klubet kosovare.

Në vazhdën e shumë aktiviteteve, më 24 mars në Zenicë përfaqësuesja jonë në boks do të garojë në turneun ndërkombëtar “Dorëza e Çeliktë“. Kosovën në këtë eveniment do ta përfaqësojnë boksierët Liridon Zeqiri (60 kg), Burim Hasani (64 kg) dhe Arian Gashi (69kg) si dhe gjyqtari Latif Demolli.

Ndërkohë, shoqata e gjyqtarëve të boksit ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi me kompleksin “Ujëvara“ nga Ferizaji. Sponzori do të mbulojë obligimet financiare të klubeve për gjyqtarë për edicionin 2012-2013. /Telegrafi/