Please enter at least 3 characters.

Aksionin për arrestimin e Radicit, serbët e quajnë presion politik

2016/01/aksionin-p-euml-r-arrestimin-e-radicit-serb-euml-t-e-quajn-euml-presion-politik_hd.jpg

Krasniqi theksoi se tentativa për arrestimin e të dyshuarit ka dështuar, pasi Polica nuk ka arritur ta arrestojë të kërkuarin.

“Operacioni është kryer si pjesë e një hetimi për vrasje, ku përfshihen veprat penale të vrasjes së rëndë, tentim vrasjes së rëndë, armëmbajtje pa leje, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të armëve, dhe Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, ka thënë ai për Telegrafin.

Krasniqi ka sqaruar se Radovan Radic akuzohet për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, më 26 korrik 2011, dhe sulmin ndaj konvojit të Policisë së Kosovës, në të cilën ai ishte duke udhëtuar në kohën kur u vra.

Ndërkaq, agjencia serbe e lajmeve Tanjug citon ministrin e Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, i cili ia sheh për të madhe EULEX-it që nuk njofton popullsinë dhe organet e pushtetit për aksionet që ndërmerr.

Mediat raportojnë se kryetari i Zubin Potokut ka thënë se popullata është e shqetësuar nga aktiviteti i shtuar i EULEX-it, kurse ministri serb Vulovic aksionin e policisë së EULEX-it e quan “presion politik dhe demonstrim të forcës në pajtim me Prishtinën”. /Telegrafi/