Please enter at least 3 characters.

Aksion informativ-parandalues i Policisë së Tetovës

2016/11/Policia-e-Maqedonisë-3.jpg

Policët për siguri në komunikacion të stacionit policor të Tetovës, kanë ralizuar sot disa aktivitete informuese-parandaluese, me moton ''Kujdes, dimri në rrugë'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, policoët shpërndanë broshura të përgatitura në gjuhën shqipe dhe maqedonase, me të cilat, u akujtojnë shoferëve për obligimet e tyre dimërore, si mbajtja e pajisjeve të përshtatshme, si edhe drejtim me kujdës të automjetit, në kushte dimri.

Sipas Ligjit për siguri të komunikacionit rrugor, automjetet motorike dhe maqineria lëvizëse, në periudhën 15 nëntor - 15 mars, detyrimisht duhet të mbajnë përgatitje dimërore - zinxhirët për gomat. Në të kundërtën, shoferët do të paditen me gjobë prej 45 euro, respektivisht 25 pika negative./Telegrafi/