Please enter at least 3 characters.

Aksidentohet vetura e policisë në Prishtinë, lëndohen dy zyrtar policorë

2023/12/Policia-Zjarrfiksit-autoambulanta-emergjenca-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën mbrëma në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një veturë zyrtare te PK-së ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor. Rasti duke u hetuar”, njofton policia. /Telegrafi/