Aksidentohet shqiptari €50 mln i Schalke 04
Talenti 18-vjeçari, klauzola e të cilit kap shifrat prej 50 milionë euro, po garonte me një Mercedes SL 63 AMG V8 Biturbo, që kushton 158 mijë euro, kundër një Lamborghini.
Mesa duket në një moment frenimi ka goditur makinën tjetër, çka ka sjell pamjen që duket dhe në foto, por sigurisht pa probleme, transmeton Telegrafi.
Mendohet se lojtari i skuadrës gjermane, Schalke 04, ka qenë në makinë me babanë e tij, ndërsa policia ka ngritur padi për ngasje të rrezikshme.
Donis Avdijaj është diskutuar kohët e fundit në mediat gjermane, pasi sulmuesi po dështon të bëjë hapin e madh që presin të gjithë. Ai u dënua për arsye disiplinore dhe nga ekipi i dytë, kur të gjithë presin që ai të debutojë në Bundesligë.
Megjithatë në mbrojtje i ka dalë drejtori sportiv i Schalke, Horst Heldt “Donisi i ka të gjitha ato që i duhen që të bëjë bujë si Max Meyer. Por talenti vetëm nuk mjafton, varet shumë dhe nga koka…”. /Telegrafi/


