Please enter at least 3 characters.

Aksident zinxhiror komunikacioni në qytetin e Tetovës (Video)

2016/09/aksident-4.jpg

Të reshurat e sotme të shiut ndikojnë shumë në komunikacionin rrugor në Maqedoni, duke shkaktuar rrëshqitje veturave, që sjell edhe përplasjen e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kështu, një aksident zinxhiror ka ndodhur në qytetin e Tetovës, në rrugën Tetovë - Shkup, afër pompës së benzinës ''Makpetrol''.

Në këtë komunikacion janë përplasur katër vetura, njëra pas tjetrës. Nuk bëhet e ditur për të lënduar në njerëz./Telegrafi/