Aksident në vendkalimin për këmbësorë në Bit Pazar
30/12/2019
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në afërsi të urës në Bit Pazar, ku një veturë ka aksidentuar një këmbësorë, shkruan gazeta Koha.
Nga pamjet që kemi siguruar, shihet se si kalimtarët e rastit i japin ndihmë të parë të aksidentuarit derisa të arrijë ndihma e shpejtë.
Megjithatë sipas të pranishmëve në vendngjarje, gjendja e të aksidentuarit është e mirë.


