Please enter at least 3 characters.

“Air Prishtina” uron nga ajri: Pushim të këndshëm (Foto/Video)

2016/01/ldquo-air-prishtina-rdquo-pushim-t-euml-k-euml-ndsh-euml-m-foto-video_hd.jpg

Baneri me mbishkrimin "Pushim të këndshëm", me të cilën “Air Prishtina” uron diasporën për pushimet e tyre në vendlindje, i tërhequr nga aeroplani sportiv Cesna, përshkoi pjesët kryesore të Kosovës.

Ne këtë mënyrë, “Air Prishtina” thekson se dëshiron të tregojë se do të jetë në shërbim të diasporës dhe se do të vazhdojë të jetë urë lidhëse për bashkatdhetarët, më të dashurit dhe miqtë e tyre në Kosovë.

Fluturimi zgjati për afro katër orë prej Kaçanikut, Ferizajt, Gjilanit e deri ne Prishtine, duke vazhduar në Pejë, Gjakovë e Prizren. /Telegrafi/