Please enter at least 3 characters.

Aida Doçi publikon imazhe nga xhirimet e klipit të ri

2020/08/aidadoci1_118472705_174369904141301_2714201362545545062_n-e1598801585943.jpg

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, njihet për një stil të veçantë në interpretimin e këngëve.

Që nga paraqitje e saj e parë, ajo ka arritur të rrëmbej zemrat e mijëra fansave, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka ndarë imazhe atraktive nga xhirimet e klipit të ri.

Ajo mahniti me duken, ndërsa në anën e sipërme kishte veshur një bluzë të bardhë të kombinuara me një palë pantallona të gjelbërta.

Duke i etikuar bashkëpunëtorët e projektit në përshkrim, Aida ka bërë të ditur se kënga e re do të lansohet shumë shpejt.

"Ty Kosovë" është projekti i fundit nga këngëtarja, që erdhi si përpunim nga prodhimtaria e artistit Burim Emini. /Telegrafi/