Ahmeti uron festën e Kurban Bajramit: Paqe e lumturi për të gjithë!
01/09/2017
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në mesazhin e tij të urimit, Ahmeti ka thënë se festa e Kurban Bajramit është festë e solidaritetit e posaçërisht për ata që jetojnë në kushte të rënda.
Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:Me fat Bajramin! Kurban Bajrami është festë e solidaritetit posaçërisht me ata që jetojnë në kushte më të rënda. Paqe e lumturi për të gjithë juve dhe uroj që këtë festë ta kaloni me më të dashurit tuaj. /Telegrafi/


