Please enter at least 3 characters.

Aguero: Do të fitoj trofe me Cityn

2016/01/f.0729110827956_m.jpg

Argjentinasi u transferua te City për 42.5 milionë euro nga Atletico Madrid dhe dje nënshkroi kontratë pesëvjeçare me klubin e ri, dhe menjëherë ka hedhur shikimin për të sjellë trofe në Etihad Stadium.

“E kam parë ndeshjen (finalen e Kupës FA) dhe mendoj se ne jemi një ekip që në të ardhmen do të luftojmë çdo vit për trofe të mëdhenj. Le të shpresojmë të jenë disa trofe”, ka thënë 23-vjeçari.

Aguero është nënshkrimi i tretë i trajnerit Roberto Mancini këtë verë, pas transferimit të Gael Clichy nga Arsenali dhe Stefan Savic nga Partizani i Beogradit. /Telegrafi/