Please enter at least 3 characters.

Agnesa shfaqet plot stil në ditë vjeshte (Foto)

2017/11/mobile-devices-1.png

Nëse ka femër që mund të përshkruhet si vera e kuqe, ajo është pa dyshim Agnesa Vuthaj.

Sa më shumë kalon kohë, ajo bëhet më e mirë dhe kjo vërtetohet më një klikim në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Kësaj radhe, ajo u shfaq me një fotosesion të realizuar për këtë vjeshtë, ku dallohet pallto e saj ngjyrë kafe dhe këpucët sportive të bardha.

Në duar të saj është edhe një qen, që e bën ish Miss Kosovën të buzëqeshë.

Agnesa është një prej femrave sipërmarrëse më të suksesshme.

Edhe pse ka vite që ajo ka fituar në konkursin e bukurisë, ajo ka zhvilluar brendin e saj të veshjeve dhe një varg të bizneseve.

Agnesa për momentin nuk ka të dashur dhe është ‘single’. /Telegrafi/