Agim Aliu pranon humbjen, uron Sfarqën
01/12/2013
“Dihet rezultati tashmë. Unë i kam uruar fitoren kundërkandidatit tim, Muharrem Sfarqa, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ky ka qenë verdikti qytetar dhe këtë gjë do ta respektoj. Për mua me rëndësi janë interesat e qytetarëve. Shpresoj që kryetari i ri do t’i vazhdojë projektet të cilat i kemi lënë ne pas”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/


