Please enter at least 3 characters.

Afër 60 milionë dollarë të grumbulluara nga yjet

2016/01/f.0125153803191_m.jpg

Emra të tillë, si Leonardo DiCaprio, Robert De Niro, Julia Roberts, Cameron Diaz, Brad Pitt, Beyonce, Madonna, Coldplay, Shakira, Christina Aguilera, John Legend, Stevie Wonder etj., i janë bashkëngjitur Clooneyt në evenimentin “Hope For Haiti Now” për të grumbulluar sa më shumë para për të ndihmuar banorët e vendit që u godit nga tërmeti.

Vetë Clooney ka dhuruar një milionë dollarë, ndërsa paratë do t’u jepen organizatave të ndryshme humanitare, të cilat do të sigurojnë gjërat e domosdoshme për të mbijetuarit në Haiti. /Telegrafi/