Aeroplani i Egyptian airlines është rrëmbyer nga një njeri me jelek vetëvrasës (Foto/Video)
29/03/2016
Aeroplani i linjës ajrore të Egyptian airlines, përkatësisht fluturimi MS181, i cili po udhëtonte nga Alexandria në Kajro është rrëmbyer.
Siç raportojnë mediat e huaja, ai është rrëmbyer nga një pasagjerë i cili ishte i “pajisur” me një jelek vetëvrasës.
Gjithashtu bëhet e ditur se ai e ka detyruar pilotin të aterrojë në Aeroportin Larnaka, Qipro, transmeton Telegrafi.
Raportohet se në aeroplanë gjenden 81 pasagjerë dhe bordi i aeroplanit. /Telegrafi/


