Please enter at least 3 characters.

Aeroplani fluturoi aq poshtë sa "mori me vete" çadrat në plazh (Video)

2016/01/aeroplani-fluturoi-aq-posht-euml-sa-quot-mori-me-vete-quot-ccedil-adrat-n-euml-plazh-video_hd.jpg

Shpejtësia me të cilën ka fluturuar aq ulët aeroplani i Forcave Ushtarake Amerikane ka bërë që të ngrihen në ajër çadra dhe gjësende tjera, që ishin në plazh, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, askush nuk është lënduar nga ky fluturim, që është pjesë e ushtrimeve për fluturime akrobatike, që zhvillohen gjatë festave të ndryshme.

Siç shihet në video, pushuesit në plazh duken në humor të mirë, por edhe paksa të frikësuar, kur F/A-18 Hornet kalon shumë afër tyre, teksa sipër janë aeroplanët tjerë duke e kryer ushtrimet rutinore. /Telegrafi/