Please enter at least 3 characters.

Adriana dhe Keith shijojnë së bashku kohën në Valbonë

2021/01/kidoisthename_13828248019675578501113856035913647717397479n-e1610534151953.jpg

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është duke shijuar në maksimum lidhjen e saj me futbollistin Keith Groeneveld.

Dyshja janë shumë të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale, veçanërisht për distancën e madhe në moshë.

Sido që të jetë, ata vazhdojnë të shfaqin lumturinë e tyre në rrjetet sociale, duke theksuar kështu se nuk u bëhet vonë për fjalët e njerëzve.

Së fundmi, çifti duket se kanë shijuar së bashku një udhëtim në Valbonë, ku kanë shijuar nga afër vegjetacionin e mrekullueshëm që mbizotëron atje.

Ka qenë Keith ai i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi ku shfaqet bashkë me Adrianën, teksa shihen shumë të lumtur së bashku.

Keith përndryshe është një ish-futbollisti i ekipit të Feronikelit, i cili viteve të fundit është shndërruar edhe në reper. /Telegrafi/