Adi ruan miqësinë me Bjordin dhe Adelën
14/06/2009
Përkundër përkushtimeve që ka në programin e përditshëm në radio, Adi vazhdon të takohet me miqtë me të cilët duket se po i ka punët mirë, përkundër dallimit të madh në moshë.
Adi, Adela dhe Bjordi rrinë kudo së bashku në aktivitetet që janë organizuar nga ish-banorët nëpër qytete të ndryshme, në ndeja apo dhe gjatë vizitës që ata bënë në Prishtinë.
Mesa duket fakti që ai është 40- vjeçar, i bën dy të rinjtë të ndjehen shumë komod me Adin pasi ka raste që mendimi i një më të rrituri mund të jetë shumë i rëndësishëm, aq më shumë në këtë situatë të re në të cilën gjenden Bjordi dhe Adela, ku kanë kuptuar se kanë shumë fansa dhe shumë vëmendje nga publiku.


