Please enter at least 3 characters.

Ademi mund të vuajë suspendimin edhe duke luajtur!

Ademi 24-vjeçar, më 22 nëntor të vitit të kaluar është suspenduar për katër vite nga UEFA, pasi ishte testuar pozitiv për përdorim të mjeteve të ndaluara stimuluese. Ai ishte testuar pozitiv pas ndeshjes së skuadrës së tij, Dinamo Zagreb me Arsenalin, të luajtur më 16 shtator dhe që i takonte Ligës së Kampionëve, përcjell sot Koha Ditore.

Dinamo shpreson që dënimi i Ajetit të zbutet, prandaj edhe nuk po heq dorë prej tij. Dinamo pritet ta dërgoi futbollistin e lindur në Shibenik, në një skuadër të kategorisë së katërt kroate. Ademi është me prejardhje nga Maqedonia dhe luajti për Maqedoninë deri në suspendim. Më herët ishte pjesë e përfaqësueses A të Kroacisë.

"Ideja është që Ademi të shkojë në ligën e katërt, që pak a shumë të jetë në ritmin e garës. Me gjasë do të shkoi që të luajë në klubin Kustoshija. Ne i kemi dorëzuar të gjitha dokumentet rreth ankesës së tij. Tani aty asgjë nuk varet nga ne", ka thënë të hënën trajneri i Dinamos, Zoran Mamiq.