Adele sjell albumin e ri në nëntor
29/08/2015
Këngëtarja e hitit “Someone like you”, Adele, kishte premtuar se do të publikonte albumin e saj të tretë në Maj të vitit 2014, por për arsye të tërheqjes së shtëpisë diskografike ajo u detyrua që t’i lërë fansat në pritje.
Megjithatë 27 – vjeçarja nuk ndaloi me kaq, pasi vazhdoi punën e saj për realizimin e albumit me bashkëpuntorë të tjerë, i cili pritet të lançohet në muajin Nëntor.
Adele është vlerësuar nga këngëtarët me famë botërore si një artiste me vokal të veçantë dhe me një të ardhme të garantuar. /Klan/Telegrafi/


