Please enter at least 3 characters.

Adele refuzon 110 milionë euro për promovimin e albumit të ri

2016/01/adeless.jpg

Këtë javë është njoftuar se albumi i ardhshëm i Adele do të lansohet në nëntor të këtij viti.

Derisa adhuruesve do t’i ofrohet ky album nga këngëtarja e talentuar, po flitet se Adele ka refuzuar një ofertë prej 110 milionë eurosh për të promovuar albumin e saj në një turne botëror.

“Sunday People” shkruan se përkundër kërkesave të mëdha për një turne botëror, 27 vjeçarja dëshiron të vazhdojë jetën e saj të qetë familjare me parterin e saj Simon Konecki dhe djalin e saj dy vjeçar Angelo.

Tjetër pengesë për një turne janë edhe problemet shëndetësore pasi këngëtarja kishte probleme me fytin më 2011. Albumi vjen pas katër vitesh pauzë nga Adele. /Telegrafi/