Abdixhiku: Veprimet e Pacollit në SHBA janë përulje e inferioritet
Lumir Abdixhiku, deputeti i LDK-së, ka reaguar për veprimet e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli në SHBA e ndaj deklaratave të tij.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ia ka përmendur krimet që Serbia ka bërë në Kosovë.
Sipas tij, deklarimet e veprimet e Pacollit janë përulje e inferioritet.
Pacolli kishte deklaruar se, “me serbët s’kemi pasur probleme kurrë”.
Postimi i Abdixhikut pa ndërhyrje
Çfarë trishtimi:
- 13,000 të vrarë;
- 1,700 të zhdukur;
- 200 varreza masive;
- 20,000 gra të dhunuara;
- 1 milionë qytetarë të dëbuar;
- 20 miliardë dëme ekonomike;
Dhe 1 ministër i jashtëm Kosove që me mburrje thotë se “me serbët s’kemi pasur probleme kurrë”. Kjo s’është më veçse naivitet. Është përulje; është inferioritet. Është dëm nacional. Është krejt e kundërta që një diplomat duhet të bëjë. Pa fjalë. Ktheni këta të paditur prapa në Kosovë se na morën në qafë nëpër botë. Së paku naivitetin e tyre e mbajmë veç këtu.


